Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se objektiv strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim në New York me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.

Rama u ndal te procesi i integrimit europian, ndërsa theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të ishte një arritje historike.

“Kjo do të ishte një arritje historike dhe një kapërcim i jashtëzakonshëm historik, sepse përfundimisht do të linim të shkuarën mbrapa dhe do të rreshtoheshim si të barabartë me të gjithë ato vende që deri dje i kemi parë nga larg edhe pastaj e kemi arritur individualisht, por gjithmonë kemi parë nga poshtë – lartë kur vjen fjala për raportin shtetëror”, theksoi ai./ata