Shqipëria shndërrohet nga konsumuese në eksportuese të sigurisë, u shpreh sot, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Në një postim në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se, prej gati 8 vitesh vendi ynë kontribuon në operacionin e NATO-s në Detin Egje.
Vengu theksoi se nga Forca Detare në periudhën janar-shtator 2024 janë kryer mbi 5500 orë patrullim, dhe janë shpëtuar dhe ndaluar 304 persona në 10 operacione detare.
“Vetëm këtë vit, anijet e Forcës sonë Detare kanë kryer mbi 5500 orë patrullim, duke marrë pjesë në mbi 10 operacione dhe duke shpëtuar e ndaluar mbi 300 emigrantë të paligjshëm”, theksoi ministri Vengu./ata