Ushtria izraelite njoftoi se 45 raketa u lëshuan nga Libani drejt qytetit Acre në veri të vendit.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se disa nga 45 raketat që u lëshuan nga Libani drejt qytetit Acre u parandaluan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Po ashtu në deklaratë thuhet se disa nga raketat kanë rënë në sipërfaqe të hapur.
Më tej thuhet se sulmet ajrore ndaj Libanit vazhdojnë, se këtë mëngjes avionët luftarakë izraelitë goditën shumë objektiva në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë ndërtesa ushtarake dhe depo armësh për të cilat pretendohet se i përkasin Hezbollahut.
Në videon e ndarë nga llogaria e medias sociale të televizionit izraelit "Channel 12", vërehet se shumë raketa ranë në det në brigjet e qytetit Acre.
- Hezbollahu njoftoi se ka shënjestruar me raketa kompleksin industrial ushtarak në Izrael
Në një deklaratë me shkrim nga Hezbollahu thuhet se "për të treguar solidaritet me rezistencën e popullit palestinez në Gaza dhe për të mbrojtur Libanin dhe popullin e tij" u shënjestrua me raketa kompleksi industrial ushtarak i kompanisë së industrisë së mbrojtjes 'Rafael', që ndodhet në rajonin Zvolon në veri të qytetit Haifa.
Ushtria izraelite gjithashtu në një deklaratë pasi Hezbollahu shënjestroi me raketa kompaninë e industrisë së mbrojtjes "Rafael", njoftoi se ndaj Libanit ka filluar një valë të re operacionesh ajrore./aa