Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se problemi i rritjes së nivelit të ujit të detit për shkak të krizës klimatike është problem prioritar që duhet të trajtohet në të gjithë Evropën.

Mitsotakis foli në seancën mbi rritjen e nivelit të ujit të detit në New York të SHBA-së, në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB).

Ai tërhoqi vëmendjen se niveli i ujit të detit po rritet me shpejtësi në të gjithë botën për shkak të krizës klimatike.

"Ky nuk është problem që ndikon vetëm ndaj shteteve të vogla ishull. Rritja e nivelit të detit është çështje prioritare që duhet trajtuar në të gjithë Evropën", tha kryeministri grek.

Mitsotakis tërhoqi vëmendjen se gjysma e aktiviteteve botërore të turizmit zhvillohen në zonat bregdetare, duke shtuar se rritja e nivelit të ujit të detit do të ketë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në mjedis.

Ai tha se me rritjen e nivelit të detit, deti do të zgjerohet drejt tokës në shumë vende, dhe për këtë arsye njerëzit do të duhet të lëvizin nga këto rajone./aa