Të paktën 37 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura që po vazhdojnë në Etiopinë veriore, ku rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet kanë shkaktuar shkatërrime, tha një zyrtar i vendit.
Rreth 731 bagëti janë rrëmbyer nga përmbytjet në zonën Wagkhmra të rajonit Amhara, tha Mihiret Melaku, kreu i Zyrës së Parandalimit të Fatkeqësive Zonale dhe Koordinimit të Sigurisë Ushqimore, i cili foli për një radiostacion lokal.
Melaku tha gjithashtu se përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkatërruar 277 shtëpi fermerësh.
Rrëshqitjet e dheut kanë marrë mbi 500 jetë që nga korriku në vendin e Bririt të Afrikës./aa