Është shpallur juria për dokumentarë e "Festivalit të Filmit Boğaziçi" që këtë vit do të organizohet për të 12-tën herë nga Fondacioni i Kulturës dhe Artit Boğaziçi, ku Anadolu është partneri global i komunikimit.
Këtë vit, producentja dhe regjisorja Sevinç Yeşiltaş, regjisori artistik Vuk Peroviq dhe ligjëruesi në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit pranë Universitetit "Izmir Katip Çelebi", prof. dr. Cenk Demirkıran, janë juritë për dokumentarë në festivalin që do të organizohet midis 18-25 tetor.
Festivali mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë së Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit ndërsa me vlerësimin e jurisë, në kategorinë "Konkursi i Dokumentarëve" do të jepen 50 mijë lira turke për "Filmin më të mirë" dhe 30 mijë lira turke për produksionin që do të garojë për "Çmimin Special të Jurisë".
Pas diplomimit në Universitetin Marmara për Gjuhën dhe Letërsinë Turke, Sevinç Yeşiltaş përfundoi studimet e saj të masterit në Departamentin e Radio-Televizionit në Universitetin e Istanbulit dhe punoi si regjisore dhe producente në TRT midis viteve 1988-2018. Yeşiltaş, e specializuar në programe kulturo-artistike dhe dokumentarë, ishte themeluese dhe përfaqësuese e byrosë së TRT në Këln të Gjermanisë. Ajo fitoi shumë çmime me dokumentarin e saj "Bilge Ana Mevlüde Genç".
Drejtori Artistik i Underhillfest, Vuk Peroviq është bashkëthemelues i CIRCLE, një program trajnimi për gratë në industrinë e filmit dokumentar. Peroviq, i cili është një kritik filmi, vazhdon të punojë si redaktor për Filma dhe Seriale në Radio-Televizionin e Malit të Zi.
Prof. dr. Cenk Demirkıran, i cili ka diplomuar në Universitetin e Istanbulit, Departamenti i Radios, Televizionit dhe Kinemasë, ka punuar si prezantues. Më pas ka kryer kërkime për dokumentarë në vende të ndryshme dhe ka ligjëruar në universitete.
Demirkıran punoi si regjisor në Televizionin Karadeniz dhe xhiroi filmin dokumentar "Suskun Şehir". Demirkıran, i cili punoi si asistent hulumtues në Fakultetin e Komunikimit pranë Universitetit të Istanbulit, ku filloi masterin në vitin 2001, ka qenë regjisor i filmit të shkurtër "Kazık" dhe filmit dokumentar "Yukarı Deniz" në vitin 2002.
Ai aktualisht punon si anëtar i Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në Universitetin "İzmir Katip Çelebi".
Detaje të mëtejshme rreth festivalit mund të merren në adresën "bogazicifilmfestivali.com"./aa