Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan bëri thirrje sot që më shumë vende të njohin shtetin e Palestinës si një çështje me rëndësi të madhe.
“Që nga 7 tetori (2023), nëntë vende e kanë njohur shtetin e Palestinës. Ne përsërisim thirrjen tonë drejtuar vendeve që nuk e kanë bërë ende këtë për të njohur shtetin e Palestinës”, tha Erdoğan gjatë një konference për shtyp me homologun e tij finlandez Alexander Stubb, i cili po viziton Türkiyen me ftesë të Erdoğanit.
Erdoğan tha se njohja e shtetit palestinez ka kuptim dhe rëndësi “të madhe” “në këtë mjedis ku organizatat ndërkombëtare përgjegjëse për sigurimin e paqes dhe sigurisë janë joefektive”.
Türkiye ka mbrojtur prej kohësh njohjen e shtetit të Palestinës, një përpjekje që fitoi më shumë shtysë në mesin e ofensivës gati njëvjeçare të Izraelit ndaj 2 milionë palestinezëve në Rripin e Gazës./aa