Pak minuta pas djegies së manekinëve, në oborrin e Parlamentit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.

Ato kanë shuar zjarrin dhe kanë larguar mbetjet e manekinëve nga oborri i Kuvendit.

Pavarësisht se tentuan që të bllokonin mbajtjen e seancës plenare duke bllokuar hyrjen e kolegëve të tyre socialistë në sallë, deputetët e PD duket se nuk kanë pasur sukses. Edhe specialistët e kriminalistikës mbledhin provat pas djegies së manekinë para Kuvendit.

71 deputetë të PS kanë qenë të pranishëm në sallë duke hyrë nga hyrja e sigurisë, dhe duke mundësuar kështu mbajtjen e seancës dhe deputetët e opozitës janë larguar nga oborri i Kuvendit./BalkanWeb