Një shtator për t'u mbajtur mend për Ardian Ismajlin, sa i përket paraqitjeve në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i Kombëtares ka kontribuar në paraqitjen e shkëlqyer të Empolit, i cili ka pësuar vetëm dy gola që nga fillimi i kampionatit.
Duke konfirmuar paraqitjen e mirë, janë edhe shifrat dhe të dhënat nga portali i specializuar WhoScored, i cili e përfshiu Ismajlin në top 11-shen e muajit shtator në Serie A.
Në krah të tij është një shtyllë e kampionatit italian si Bremer, me rezultatin 7.4, madje më i ulët se ai i mbrojtësit kuqezi që është 7.6.
Në tri ndeshjet e luajtura në shtator bie në sy nota 8.32 e marrë ndaj Cagliarit, falë edhe 12 dueleve ajrore. Në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, Ismajli bëri 10 spastrime.
Megjithatë, rekordi disiplinor është ende i pastër, me mbrojtësin shqiptar që ende nuk ka marrë asnjë karton të verdhë./Tema