Një nga shkaqet e shfaqjes së ankthit në vjeshtë është reduktimi i orëve të ditës, që përkthehet në më pak ekspozim në diell dhe më pak vitaminë D, pra ulje të niveleve të serotoninës. Të dy faktorë që ndikojnë në një gjendje jo të mirë emocionale.
Gjithashtu, një rritje e hormonit të melatoninës, tenton t’ju bëjë më të përgjumur dhe të dëshpëruar. Faktorë të tjerë përfshijnë ndryshimet e sjelljes, sepse ndërsa moti përkeqësohet, ne kalojmë më pak kohë jashtë dhe bëjmë më pak stërvitje.
Ekspertët thonë se ankthi në këtë sezon mund të shfaqet për shumë arsye të tjera që nuk lidhen vetëm me ndikimin e motit. Një shpjegim tjetër për ndjenjat negative gjatë vjeshtës mund të jetë që këtë sezon je u lidhni në mënyrë të pavetëdijshme me një ngjarje traumatike të së kaluarës.
Fundi i verës mund të sjellë gjithashtu ndjenja keqardhjeje për mosplotësimin e dëshirave ose objektivave që kishit planifikuar të realizonit gjatë muajve të verës. Ose nëse keni kaluar një verë të mrekullueshme dhe tashmë ajo kohë ka ikur, kjo mund të ngjallë tek ju dëshpërim dhe ndjenja ankthi.
Pse ndiheni keq në vjeshtë?
Nëse edhe ju e keni provuar të paktën një herë ankthin e vjeshtës, ka disa hapa që mund të ndiqni për ta menaxhuar:
1. Identifikoni shkaqet e mundshme të ankthit
2. Përqendrohuni në mënyrat për ta menaxhuar atë. Mund të jetë stresi i mënyrës së jetesës, ndryshimet e motit, ndjenjat që lidhen me kohën e shkurtër ditore etj.
3. Bëni ushtrime fizike të rregullta. Aktiviteti fizik ju ndihmon të ndiheni më të qetë dhe zvogëlon nivelet e stresit dhe ankthit.
4. Gjumi i mjaftueshëm është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të mbajtur në ritëm normal shëndetin mendor. Sigurohuni që të keni një rutinë të rregullt të gjumit dhe të shfaqni kujdes për cilësinë e tij.
5. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale, nëse ndjeni se ankthi po ju pengon në jetën e përditshme. Terapia, meditimi ose trajtimi me medikamente nga mjeku kanë aftësinë për të ndihmuar në menaxhimin e ankthit. Është e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe të merrni hapa për të përmirësuar gjendjen tuaj mendore. Mos hezitoni të flisni me një person të besuar për ndjenjat tuaja dhe të kërkoni ndihmë nëse keni nevojë./VizionPlus