“Një kriminel gjithmonë kthehet në skenën e krimit”. Kështu është shprehur këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak lidhur me vizitën e Putin në Mariupol.

 

Pas udhëtimit të tij, Putin u takua me liderët ushtarakë rusë dhe trupat në një post komandë në Rostov-on-Don, një qytet jugor rus më në lindje, sipas raporteve të mediave.

 

Udhëtimi erdhi përpara një vizite të planifikuar në Moskë nga presidenti kinez Xi Jinping, që pritet të japë një shtysë të madhe diplomatike për zotin Putin në konfrontimin e tij me Perëndimin.

 

Në një deklaratë sot, zoti Podolyak tha se “vrasësi i mijëra familjevenë  Mariupol” kishte shkuar për të “admiruar rrënojat e qytetit dhe varret”.

 

“Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit”, shtoi ai.