Goditet trafiku i marijuanës në Spanjë. Të paktën shtatë kontrolle janë kryer në Elche, Chiva, Llombai, Picassent dhe Torrent.
Guardia Civile e Valenicias dhe Policia kombëtare nga ky operacion kanë vënë në pranga të paktën 16 anëtarë të një organizate kriminale që vepronte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 3885 bimë marijuanë; 10,6 litra vaj marijuanë, 88 gramë hashash, 1 armë gjahu, 1 jelek anti-plumb, 1 automjet, 10781 euro, dokumentacione, telefona, kompjuterë dhe tableta.
15 nga të arrestuarit ishin nga mosha 19 deri në 69 vjeç dhe me kombësi spanjolle, italiane, shqiptare dhe lituaneze dhe 1 grua 42-vjeçare me kombësi spanjolle.