Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe se një gjë e tillë mund të shkaktojë rrezik.

Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, Munsch oli për situatën në veri dhe bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në vend.

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate Napoli u pyet edhe lidhur me shqetësimet e ngritura nga autoritetet vendore për 48 bazat ushtarake të vendosura përreth kufirit me Serbinë.

Admirali i NATO-s u shpreh se mandati i KFOR-it në Kosovë është për një mjedis të sigurt, duke shtuar se ka sfida të vazhdueshme.

Admiral Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate deklaroi se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet për shkak se mund të shkaktojë rrezik.

Më tej, theksoi se forcat e sigurisë kanë qenë transparente për aktivitetet e tyre me KFOR-in.

Admirali i NATO-s theksoi se çdo gjë që lidhet me armatime më të avancuara për FSK-në bëhet në baza dypalëshe jashtë sferës së NATO-s.

Sa i përket deklaratave të krerëve të shtetit për 48 bazat ushtarake të vendosura nga Serbia përreth kufirit, ai deklaroi se ekzistojnë grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon.
Mandati i KFOR-it, siç tha ai, është për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për lëvizje të lirë të të gjitha komuniteteve.

Admirali i NATO-s theksoi se ka pasur një ndërveprim të gjerë mes KFOR-it dhe popullatës serbe në Kosovë, për çka shtoi se ka pasur qëllim të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë, të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë./KosovaPress/