Palestina përshëndeti vendimin e Nikaraguas për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në solidaritet me popullin palestinez.

Vendimi pasqyron “përgjegjësinë e Nikaraguas si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapa të prekshëm për të ndaluar agresionin e vazhdueshëm kundër popullit palestinez dhe kombeve të tjera në rajon”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.

Ministria theksoi se vendimi është një “përgjigje ndaj vrasjeve, shkatërrimit dhe brutalitetit të vazhdueshëm të Izraelit kundër popullsisë palestineze në një fushatë të gjerë gjenocidi që ka vazhduar për më shumë se një vit”.

Ajo gjithashtu shprehu shpresën se masa e Nikaraguas do të “shërbejë si një model për veprime të ngjashme nga qeveritë mike në përgjigje të gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit kundër popullit palestinez”.

Të premten, qeveria e Nikaraguas njoftoi se “pas vendimit unanim të parlamentit, të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin janë ndërprerë”./aa