Një shpërthim fatal ka ndodhur në një pikë karburanti në kryeqytetin e Republikës Çeçene, Gronzy, duke marrë jetë njerëzish, mes të cilëve edhe fëmijë.

Ministria e Situatave të Emergjencave e Republikës Çeçene ka ndarë pamjet e regjistruara nga kamera e një zjarrfikësi që tregon shpërthimin dhe përpjekjet për shuarjen e zjarrit në një pikë karburanti në Grozny.

Sipas të dhënave të ministrisë çeçene, si pasojë e shpërthimit që ndodhi në pikën e karburantit gjatë ditës së sotme, jetën e kanë humbur të paktën katër persona, mes të cilëve dy fëmijë./aa