Të paktën 90 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur kur një kamion cisternë që mbante karburant shpërtheu në Nigerinë veriperëndimore.
Zëdhënësi i policisë, Lawan Adamu për AA bëri të ditur se cisterna shpërtheu përgjatë rrugës në autostradën Kano-Hadejia në zonën e qeverisë lokale Taura në shtetin Jigawa.
Adamu theksoi se incidenti ndodhi mbrëmë, me cisternën që shkaktoi një zjarr masiv flakët e të cilit zgjatën deri në orët e mëngjesit të sotëm./aa