Pajisjet shtëpiake, si karikuesit, televizorët ose videolojërat, mund t’ju sjellin kosto shtesë kur janë në prizë, edhe pse nuk janë në përdorim. Nga përdorimi i mençur i ngrohjes deri te monitorimi i përdorimit të pajisjeve të kuzhinës, ka shumë ndryshime të vogla që mund të bëni që mund t’ju kursejnë para në faturat e energjisë elektrike.
Një nga gjërat që mund të mos e keni menduar është se sa energji harxhohet nga pajisjet që janë të lidhura në prizë, por që nuk përdoren.
Shumë prej nesh jemi fajtorë që i lëmë karikuesit e telefonave, laptopëve, televizorët dhe orët, e kyçur në prizë, derisa nuk i përdorim në mënyrë aktive.
Ndër pajisjet që konsumojnë më shumë energji elektrike në modalitetin e gatishmërisë, dallohen si në vijim:
Frigoriferi
Meqenëse frigoriferi duhet të jetë i ndezur gjatë gjithë kohës, nuk është për t’u habitur që më shumë se 12 për qind e energjisë së shpenzuar nga gjithë pajisjet e amvisërisë vjen vetëm nga kjo pajisje.
Natyrisht, nuk mund ta fikni frigoriferin vetëm kur nuk e përdorni, por ka mënyra për t’u siguruar që ai të funksionojë sa më me efikasitet të jetë e mundur. Pastrimi i rregullt i frigoriferit, brenda dhe jashtë, është mënyra më e thjeshtë për t’u siguruar që të funksionojë me efikasitet.
Televizori
Një studim i vitit 2021 zbuloi se gati 98 për qind e familjeve britanike pranojnë se e lënë televizorin në gatishmëri gjatë gjithë kohës, derisa shumica prej tyre konsideronin (gabimisht) se fikja me telekomandë e fikë plotësisht.
Video-lojërat
Video-lojërave priren të lihen po aq shpesh të kyçura sa televizorët dhe shpesh anashkalohen. Thjesht duke u siguruar që ato janë fikur plotësisht, mund të kurseni një sasi të konsiderueshme parash çdo vit.
Karikuesit
Ne jemi të gjithë fajtorë që i lëmë karikuesit në prizë dhe të gatshëm për t’i karikuar pajisjet tona sa herë që na duhen, edhe pse kjo i shtohet faturave të energjisë elektrike. Ndërsa lënia e një karikuesi bosh në prizë mund të mos jetë më e shtrenjta, kjo shton kosto të panevojshme.