Një zjarr i rënë rreth orës 17.30 ka përfshirë një banesë private në lagjen Loni Dhamo në Lushnje, banesë e pozicionuar mes pallateve. Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët janë dhe dy shtëpi të tjera. Menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e policisë.

Pasi kanë siguruar se askush nuk rrezikonte jetën, me mjete rrethanore kanë thyer muret anësore derën dhe çatinë nga ku ndërhynë për të shuar zjarrin.

Në banesën e përfshirë nga flakët është shkrumbuar gjithçka që kishte brënda përfshi dhe rroba të përdorura që i shisnin në treg. Nga dy banesat e tjera kanë mundur të nxjerrin jashtë orenditë shtëpiake. Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin për të mos rrezikuar blloqet e pallateve aty pranë. Drejtori i zjarrfikëses Lushnje Xhezmi Metushi shprehet se situata është nën kontroll.

Policia dhe ekspertët po punojnë për te zbardhur shkaqet e zjarrit ku paraprakisht dyshohet për zjarr nga një shkëndijë elektrike./BalkanWeb