Në tetor 2022 u dha lajmi i mirë se ndërtimi i landfillit të  Matit do  të sillte një transformim historik në pastrimin dhe sistemimin e mbetjeve.

Por këto pamje tashme i përkasin të kaluarës, sepse landfilli i Matit dy vite pas investimit ndodhet në një gjendje  skandaloze.

Këto janë pamjet nga ky vend-depozitim mbetjesh

Degradojnë punimet e “Alba Konstruksion”/ Bashkia Mat

 

Në investimin 400 milion lekë nga buxheti i shtetit  evidentohet qarte shkarja dhe rrëshqitja e tokës.

Pa  roje dhe me mbetje të të gjitha llojeve inerte dhe urbane  të hedhura brenda dhe jashtë vend-depozitimit, këto pamje janë një alarm mjedisor.

Televizioni “Ora News” iu drejtua Kryetarit të Bashkisë së Matit, Agron Malaj, me një kërkesë për informacion.

Degradojnë punimet e “Alba Konstruksion”/ Bashkia Mat

Agron Malaj

Ky institucion ka refuzuar të na përgjigjet, por është dashur  ndërhyrja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit që Zv. Kryetarja e kësaj Bashkie të na njoftojë se ky investim  nuk është marrë ende në dorëzim nga Bashkia Mat.

Në  dt. 25. 06. 2021 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka lidhur kontratë me “Alba Konstruksion” Sh.p.k, me objekt“Mbyllja, rehabilitimi i mbetjeve urbane.

Këto janë punimet e kryera  nga “Alba Konstruksion” Sh.p.k të cilat janë shkatërruar pa u marrë ende në dorëzim nga përfituesi i investimit që është bashkia Mat.

Degradojnë punimet e “Alba Konstruksion”/ Bashkia Mat

Janë 400 milion lekë të dhëna nga buxheti i shtetit për  një investim i cili është degraduar pa u marrë ende në dorëzim.

Mbeturina nën efektin e agjentëve atmosferik, ujëra të ndotura të cilat dalin pa u trajtuar, dhe rrëshqitja e terrenit për shkak te paqëndrueshmërisë, është pamja që te ofron një investim i ri, i cili “tremb” edhe Bashkinë Mat për ta marrë në dorëzim./OraNews