Skënderbeu mori një fitore minimale 0-1 Bylisin në Ballsh, në ndeshjen e vlefshme për “Abissnet Superiore”. Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic, rikthehet te fitorja. Juglindorët iu falën një goli të shënuar nga Ermir Rashica nga jashtë zone, në minutën e 81-të.

Në krahun tjetër, Bylis vazhdon me ecurinë negative. Me këtë fitore, Skënderbeu mban vendin e tetë me 10 pikë, po aq sa Tirana e vendit të shtatë. Bylis renditet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara./OraNews