Organizata terroriste FETO dhe anëtarët e saj në rrjetet sociale kanë pretenduar se ka vdekur kreu i FETO-s, Fetullah Gülen.

Në një postim të bërë nga "Herkülnağme", një nga llogaritë e rrjeteve sociale më të përdorura nga menaxhmenti i organizatës terroriste, u pretendua se Gülen ka vdekur.

Pas postimit në "Herkülnağme", edhe llogaritë tjera të organizatës postuan pretendimet e njëjta.

Familjarët e Gülenit dhe shumë njerëz të afërt me menaxhmentin e organizatës terroriste që janë aktivë në rrjetet sociale pohuan gjithashtu se kreu i organizatës kishte vdekur./aa