Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm pamje nga bregdeti i Vlorës me një grupi turistesh që shijojnë bregdetin e këtij qyteti, në një formë tjetër, me ushtrime në natyrë dhe plot energji për fillimin e kësaj jave të re.

“Bregdeti i Vlorës këtë tetor është kthyer edhe në atraksion të një lloji tjetër, si palestër në natyrë për ushtrime aerobike ku grupe turistësh të huaj vazhdojnë shfrytëzojnë magjinë e qytetit të rilindur”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Vlora tashmë pret turistë përtej sezonit turistik veror, ndërsa vetëm pak ditë më parë kroçera “Variety Voyager” mbërriti në portin e Vlorës me 44 turistë nga vende të ndryshme.

Turistët që mbërrijnë me kroçera zhvillojnë vizita në qytetin bregdetar të Vlorës dhe monumentet historike e kulturore të tij.

Mbërritja e kroçerave është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë./ata