Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për zhvillimin e infrastrukturës bujqësore dhe përmirësimin e kushteve për fermerët, duke garantuar rritjen dhe cilësinë e rendimentit të prodhimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale pamje nga puna që po kryhet në kanalin kullues K15/A, në zonën Sheqishtë, Patos.

“Kanali kullues K15/A, me një gjatësi prej 2.4 km, që kalon në zonën Sheqishtë, Patos, përmirëson kullimin e 430 ha sipërfaqe, me një volum të përgjithshëm aluvionesh prej 35,000 m3”, tha Denaj.

Zona e Sheqishtës është një nyje kryesore e prodhimit bujqësor prej nga furnizohen disa tregje kryesore të vendit.

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës së ujitje-kullimit, janë mbështetje e rëndësishme për fermerët për sezonin e prodhimeve, por dhe parandalimin e përmbytjeve./ata