Hezbollahu njoftoi se ka kryer sulm me raketa ndaj kryeqyteti të Izraelit, Tel Aviv dhe rrethinat e tij.

Në një deklaratë me shkrim nga Hezbollahu thuhet se me breshëri raketash u bombardua baza Glilot e lidhur me Njësinë e Inteligjencës Ushtarake izraelite 8200 përreth Tel Avivit.

"Sulmi është kryer në mbështetje të popullit të vendosur palestinez dhe rezistencës së tij dinjitoze në Rripin e Gazës, në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij dhe si përgjigje ndaj sulmeve dhe masakrave të kryera nga Izraeli", thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite ka njoftuar se nga Libani u lëshuan 20 raketa ndaj rajoneve të ndryshme të vendit, se disa nga raketat e lëshuara u shkatërruan nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite "Kubeja e hekurt" dhe se disa prej raketave kanë rënë në një zonë boshe.

Sipas mediave lokale në sulme nuk ka patur të vdekur apo të plagosur./aa