Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, mbrëmjen e 20 tetorit 2024.

GJKKO ka lënë në burg edhe Ahmet Mashën, i arrestuar gjithashtu nga SPAK, si bashkëpunëtor i Çyrbjes.

Prokuroria e Posaçme akuzon Jurgis Çyrbjen për tri vepra penale: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Ҫyrbja la mandatin e deputetit në datën 9 tetor./ata