Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi sot se Shqipëria ka ecur shpejt në procesin e integrimit dhe se në rast se gjërat ecin siç duhet, mund të hapen të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, nga Tirana, Ursula von der Leyen theksoi se ndaj është e arsyeshme të mos ketë një datë të saktë.

“Procesi varet nga meritat e çdo vendi. Është shumë e rëndësishme kjo edhe për shtetet anëtare. Këtu me Shqipërinë kemi një një shembull të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shpejt dhe në rast se gjërat ecin siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grupkapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Pra është një plan ambicioz. Do të ketë nevojë për shumë punë. Ndaj është e arsyeshme të mos kemi një datë të saktë, por që duhet bërë e gjithë puna për tu bërë shtet anëtar dhe ky proces varet nga merita e çdo vendi”, deklaroi Presidentja e KE-së./ata