Me vdekjen e 28 personave, numri i të vrarëve në sulmet e ushtrisë izraelite në Liban ka arritur në 2.574.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria libaneze e Shëndetësisë thuhet se ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj ajrore në shumë rajone të vendit.

Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite dje u vranë 28 persona dhe u plagosën 139 të tjerë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet kundër Libanit që nga 8 tetori 2023 e deri më tani ka arritur në 2.574 ndërsa numri i të plagosurve në 12.001.

Për shkak të bombardimeve izraelite parashikohet se në Liban janë zhvendosur qindra mijëra njerëz.

Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, qeveria e Libanit ka njoftuar se mbi 486 mijë persona të zhvendosur kanë migruar në Siri./aa