Ekspertët EOD të Batalionit të Xhenios përfunduan me sukses operacionin në mbështetje të bashkisë Himarë, duke vlerësuar dhe siguruar largimin e municioneve të rrezikshme të gjetura në fshatin Borsh.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau foto nga ky operacion, theksoi sot se, Forcat e Armatosura të Shqipërisë eksportojnë siguri jashtë kufijve në misionet ndërkombëtare, por një detyrë e rëndësishme është edhe siguria e popullatës civile.

Gjatë periudhës shtator-tetor, operacione EOD janë realizuar edhe në Bunavi, bashkia Vlorë; fshatin Bregas, bashkia Poliçan; fshatin Dobërdol, bashkia Tropojë dhe lagjen Gurë, bashkia Këlcyrë./ata