Fenerbahce-Man.United ishte më shumë një sfidë Mourinho kundër ish ekipit të tij, pasi “Speciali” u kujdes të rrëmbente të gjithë vëmendjen, e bëri diçka të tillë përpara takimit, me disa deklarata thumbuese, e bëri edhe gjatë ndeshje, ku nga bankina zhvilloi ndeshjen e tij personale.“Djajtë e kuq” kaluan të parët në avantazh me Eriksen, i cili me një goditje të fortë në limitet e zonës dërgoi topin në rrjetë. Turqit u rikthyen në lojë me fillimin e pjesës së dytë teksa barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 49-të.

Fernerbahce, mbi të gjitha Mourinho, protestuan fuqishëm për një moment të dyshimtë në zonë, madje portugezi u ndëshkua me karton të kuq, duke e ndjekur pjesën e mbetur të takimit nga tribuna.

Në fund, dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Mou vijoi show edhe në konferencë për shtyp, ku sigurisht nuk mund të mungonte ironia ndaj gjyqtarit të takimit: “Ai është i pabesueshëm, mund të shikoj në të njëjtën kohë edhe kontaktin në zonë edhe sjelljen time, këtë e bën me 100 milje në orë, prandaj është nga më të mirët në botë. Unë e pashë atë moment sërish, nuk kam gjë për të shtuar”.

Me 5 pikë në 3 ndeshje, Fernerbahce renditet në vendin e 14-të, plus 2 pikë në raport me Man.United.

Ndryshe nga “djajtë e kuq” që e kanë spostuar krizën edhe në Evropë, Tottenham vijon rrugëtimin perfekt. “Gjelat” mposhtën Alkmaar me rezultatin 1-0. Richarlison realizoi golin e fitores. Me 9 pikë të plota në 3 ndeshje renditet në vendin e dytë./BalkanWeb