Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Bin Ali Al-Dosari.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Gonxhja ndau edhe detaje nga takimi i zhvilluar në Tiranë.

Në postim theksohet se ministri Gonxhja dhe ambasadori Jabor Bin Ali Al-Dosari, diskutuan mbi potencialet e mëdha për bashkëpunim mes dy vendeve tona.

“Në fokus të bisedës sonë ishin mundësitë për të thelluar partneritetin ekonomik, duke përfshirë investimet strategjike në sektorët e inovacionit, teknologjisë dhe infrastrukturës”, tha Gonxhja.

Gjithashtu, nënvizoi ministri, biseduam mbi rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët.

Gonxhja shprehu bindjen se, ky dialog do të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Katarit./ata