Lorenc Çallo, 48 vjeç është arrestuar nga policia pasi goditi me grushte për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore në Korçë, pasi ky i fundit i kishte hequr patentën pak ditë më e parë dhe e kishte gjobitur.

 

 

‘Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij.’- njofton policia.