Në Novi Sad të Serbisë, një pjesë e stacionit hekurudhor është shembur sot ndërsa një numër i madh i zjarrfikësve, policëve dhe ekipeve të emergjencës janë në terren.
Mediat serbe kanë bërë të ditur se dyshohet se gjatë shembjes janë lënduar disa persona dhe se ka edhe viktima.
Shërbimet emergjente shprehen se nuk mund të flasin për numrin e të lënduarve dhe shkallën e lëndimeve, pasi ndërhyrjet janë në vazhdim.
Një pjesë e tendës mbi derën e hyrjes në godinën e stacionit është shembur rreth orës 12:00 sipas kohës lokale./aa