Një ambient i veçantë i është shtuar info-Kullës në qytetin e Mirditës duke koleksionuar veshje tradicionale të grave mirditore.
Qëllimi është ruajtja e trashëgiminë kulturore dhe për ti prezantuar ato në UNESCO.
Përgjigjes i Info Kulla Mirdite Nik Nikolli theksoi se aktualisht ekspozita përmban 30 xhupa autentikë me materiale origjinale.
“Çdo xhup përmban elemente që rrjedhin nga lashtësia dhe simbolet e femrës, duke përfshirë shqiponjën dhe kryqin, çka i jep një vlerë të veçantë kombëtare.”
Gjithçka u realizua me partneritetin shqipëri Austri ndërsa do të qëndrojë i hapur për të gjithë vizitorët dhe turistët që frekuentojnë këtë zonë./OraNews