Viti i pestë i Kolonisë së piktorëve në Kolonjë bëri bashkë 50 artistë nga trevat shqiptare. Piktorët gdhendën në telajo vendndodhjet turistike, ndërsa u shprehën të mrekulluar për bukuritë natyrore të Shqipërisë.
Kolonja mirëpriti për të pestin vit koloninë e piktorëve. Mbi 50 piktorë nga trojet shqipfolëse për tre ditë do të pikturojnë vendndodhjet turistike dhe pamjet më të veçanta që krahina ka. Sipas tyre, vjeshta e Kolonjës në telajo rri mrekullisht.
"Hera e parë në Kolonjë, vij nga Gjakova. Me pëlqen shume ky vend, kam vendosur pikturoj luginen. Vjeshta në Kolonjë ka ngjyra mahnitëse"
"Është hera e disatë që vij në Kolonjë, për mua është vend i njohur. Peizazhi në vjeshtë është mrekulli me vete. Unë vij nga Durrësi, shkurt është mrekulli. Është përfitim i dyanshëm, vende të tilla, me bukuri të tilla kanë nevojë për masivitet turizmi dhe është vlerë e dyanshme "
" Hera e parë, vij nga Mitrovica. Duket super. Vjeshtën po pikturoj, natyrën e bukur, ngjyrë e mire. Me siguri do rikthehem "
" Hera e parë në Kolonjë, jam magjepsur me bukuritë, që fëmijë e kam patur ideal Shqipërine, ndihem si në shtëpi. Pesiazhi perfekt, mikpritje e mrekullueshme "
Në përfundim, të këtij aktiviteti, piktorët do të realizojnë dy punime, ngase një prej tyre do i ngelet fondit të galerisë së artit në Kolonjë./SyriNet