Një sasi tritoli ka shpërthyer pas mesnatës në rrugën Tiranë-Vorë.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Godina në fjalë është marrë qira nga Kozaku, i cili pritej të bënte një investim.
Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi:
Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./SyriNet