Ushtria izraelite arrestoi të paktën 15 palestinezë në bastisjet që kreu në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim.
Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtria izraelite kreu bastisje ndaj shtëpive në rajonet Ramallah, Jenin, Tulkarm, Qalqilya dhe El-Khalil në Bregun Perëndimor.
Në bastisjet e kryera nga forcat izraelite janë arrestuar 15 palestinezë, përfshirë një fëmijë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë bastisjeve i kanë goditur familjet palestineze dhe i kanë frikësuar me kërcënime.
Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka arritur mbi 11.600 ndërsa në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që përvetësojnë tokat palestineze, theksohet se janë vrarë 767 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë./aa