Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksion rruge, fshati Drenovicë”, Bashkia Dimal.

Sipas vendimit “pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 750 494 lekësh.

Gjithashtu qeveria miratoi edhe shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike, qyteti Përmet”.

Në vendim thuhet se, “pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 940 800 lekësh./ata