Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptar.

Në një njoftim të saj ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën të ditur se, gjatë shtatë viteve të fundit, ambasada, përmes ATA, ka ofruar rreth 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për partnerët tanë për Policinë e Shtetit.

“Jemi krenarë të dëshmojmë përkushtimin e partnerëve tanë në Policinë e Shtetit, duke reflektuar bashkëpunimin ndër vite për të rritur sigurinë në Shqipëri.

Këto sesione, të cilat përfshinin diskutime me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe takime të fokusuara me mbi 20 oficerë të antiterrorit, si dhe 15 të tjerë nga mjekësia ligjore digjitale në SPAK dhe Policia e Shtetit ndanë mendime të vlefshme për kontributet e ATA-së.

Ne fituam njohuri për vlerën e trajnimeve, rëndësinë e tyre operacionale dhe integrimin e tyre në kurrikulën e policisë.

Historitë e suksesit vunë në dukje përmirësimet e rëndësishme të aftësive në antiterror dhe mbrojtjen kibernetike.

Urime të gjithë të përfshirëve; presim arritje të vazhdueshme dhe rezultate”, citon në njoftimin e saj ambasada e SHBA-së./ata