Shqipëria ka fituar  medaljen e parë të artë në Cross Country në atletikë.

Sportisti David Nikolli arriti që ta dominonte garën e tij në Balkan Cross Country Championship, të mbajtur në Campulung Moldovenese të Rumanisë, duke i dhënë medaljen e parë të artë Shqipërisë në këtë disiplinë, bëri të ditur sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Nikolli është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe do të jetë një prej sportistëve që do të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian Cross Country Championship, që do të mbahet në Antalya të Turqisë më 8 dhjetor 2024./ata