Me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan u zhvillua hapja e Konferencës së 29-të e Palëve (COP29) të Samitit të Liderëve Botërorë për Klimën në kuadër të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Liderët u mblodhën për një foto familjare përpara samitit të mbajtur në kryeqytetin Baku, të organizuar nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti Erdoğan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan u prit nga Aliyev dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në zonën e krijuar për samitin pranë stadiumit olimpik në Baku.

Krahas Erdoğanit, Aliyevit dhe Guterresit, në foton familjare morën pjesë edhe liderë të tjerë si kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti i Kazakistanit Kassym Jomart Tokayev, presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov dhe kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.

Gjatë sesionit fotografik presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev ishte në të djathtë të presidentit Erdoğan dhe kryeministri pakistanez Sharif ishte në të majtë të tij. Me bërjen e fotos familjare u krye hapja e Samitit i Liderëve Botërorë për Klimën COP29.

Përfaqësuesit e mediave e ndjekin samitin nga qendra mediatike që është krijuar./aa