Banorët e Elbasanit kanë prostestuar këtë të dielë  për 20-vjeçarin Fiori Sula i cili gjeti vdekjen në një aksident në unazën jugore të qytetit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Luçiano Boçi ka shprehur mbështetjen për këtë protestë, ndërsa thotë se është pikërisht mungesa e një mbikalimi po merr jetë të pafajshme qytetarësh!

 

Postimi i plotë

 

Jepini vlerë jetës, ndërhyni urgjentisht!

 

Mbështes maksimalisht reagimin dhe protestën e banorëve të zonës pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të Fiorit! Sinjalistika rrugore dhe mungesa e një mbikalimi po merr jetë të pafajshme qytetarësh!

 

Të mos ndërhysh dhe të lejosh të përsëriten ngjarje me pasoja fatale për qytetarët është kriminale!

 

Kërkoj si prind dhe qytetar i Elbasanit një zgjidhje urgjente për këtë segment rrugor!