Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me makinë pa leje drejtimi dhe mbante në makinë maskë e shkop metalik si të Policisë.

 

I arrestuari është identifikuar me inicialet A. H., banues  në Babrru. Gjatë kontrollit rezultoi se i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi, pasi ajo i ishte hequr përfundimisht dhe drejtuesi i automejtit duhet të rifutej në kurs, për tu ripajisur me leje drejtimi.

 

Në cilësonë e provës materiale, policia sekuestroi një maskë të zezë dhe një shkop metalik.Mbi 26-vjeçarin rëndojnë akuzat “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”.