6 persona janë arrestuar në Tiranë ndërsa 7 të tjerë janë në ndjekje penale pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
-25 vjeçari E. F., është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi.
-22 vjeçari V. L., është vënë në pranga pasi dyshohet e i ka vjedhur biçikletën një vajze. Gjatë kontrollit fizik nga policia, të riut iu gjet një sasi e vogël kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,
-53 vjeçari Sh. K., (P. Q.) është dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”
Në fushën e specialistëve të Qarkullimit Rrugor u arrestuan tre persona.
-23 vjeçari H. Xh., u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa gjatë kontrollit fizik nga policia iu gjet një sasi të vogël kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-41 vjeçari E. M., dhe 33 Vjeçari B. V., u vunë në pranga pasi po drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu policia bën të ditur se ka nisur ndjekja penale për 7 të mitur nga mosha 14-16 vjeç, pasi ditën e djeshme, rreth orës 19:00, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, në zonën e Astirit.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.