Është gjetur i pajetë 68-vjeçari Taqi Bërxulla. Viktima pas kontrolleve u gjet në fshatin Dhivër. 68-vjeçari ishte shpallur i humbur mbrëmjen e së dielës nga familjarët. Sipas policisë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

 

 

Njoftimi:

 

Sarandë/Informacion paraprak

 

 

Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.