Kompania ajrore e fluturimeve ‘Wizz Air’ ka shfaqur sërish problematika duke shtyrë udhëtimet dhe lënë pasagjerët në aeroportin e Rinas duke pritur me orë. 3 fluturime janë anuluar ditën e sotme, një drejt Milanos, një drejt Italisë dhe një drejt Londrës. Pasagjerët do duhet të presin për të shkuar në Milano mbi 9 orë, ndërsa për të shkuar në Romë mbi 6 orë. Udhëtarët nuk kanë pasur asnjë njoftim paraprak, por ata janë njoftuar për shtyrjen e fluturimit pasi kanë mbërritur në Rinas.

 

Udhëtimi nga Tirana drejt Romës ishte parashikuar në orën 06:15, por është shtyrë në orën 13:50. Ndërkohë që udhëtimi nga Tirana në Milano është shtyrë për orë të tëra, nga ora 06:00 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 15:35. Për rrjedhojë, është shtyrë edhe udhëtimi nga Roma drejt Tiranës që ishte parashikuar në orën 10:00, por është shtyrë në orën 11:40.

Udhëtimi nga Milano në Tiranë është shtyrë për orë të tëra, nga ora 10:45 që ishte parashikuar, fluturimi është shtyrë në 20:05. Po ashtu është shtyrë edhe fluturimi nga Londra drejt Tiranës, i cili ishte parashikuar të nisej në 11:30, por është shtyrë për në 12:10.

 

Kjo nuk është hera e parë që kompania e fluturimeve 'Wizz Air', braktis udhëtarët shqiptar në mes të rrugës, duke mos u dhënë asnjë sqarim.

Shtyrja e fluturimit Tiranë-Milano

Shtyrja e fluturimit Tiranë-Romë

 

Shtyrja e fluturimit Romë-Tiranë
 

Shtyrja e fluturimit Milan-Tiranë 

 

Shtyrja e fluturimit Londër-Tiranë