Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dalin sot para Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

 

 

Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

 

Ish-krerët e UÇK-ës akuzohen për vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe thuhet se janë kryer në disa qytete të Kosovës, por edhe në veri të Shqipërisë, siç është dhe ‘Shtëpia e verdhë’ në Burrel. Nga ana tjetër ish-udhëheqësit e UÇK-ës janë deklaruar të pafajshëm.