Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar pak ditë më parë në Itali, pasi është kapur ‘mat’ duke tregtuar drogë.

 

 

 

33-vjeçari ishte nën vëzhgim prej ditësh nga policia e qytetit dhe arrestimi ka ndodhur më 1 prill në një parking në Sant’Alessio. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari me banim në Piza, u kap duke i shitur doza kokaine një subjekti tjetër, por ky i fundit është larguar nga vendngjarja.

 

Përveç sekuestrimit të drogës që kishte e vete, policia zhvilloi kontroll në shtëpinë e tij, ku gjeti 60 gr lëndë narkotike mbi 7000 mijë euro dhe mjete të terja të nevojshme për paketimin e drogës.

 

33-vjeçari ndodhet në paraburgim, duke pritur masën e dënimit nga drejtësia italiane.