Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, priti sot në një takim në Tiranë delegacionin grek të kryesuar nga drejtoresha e Sigurimeve dhe Benefiteve në Ministrinë e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Mirëqenies Anna Rizou.

 

“Kënaqësi e veçantë të prisja në një takim shumë frytdhënës delegacionin grek të kryesuar nga Drejtoresha e Sigurimeve dhe Benefiteve në Ministrinë e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Mirëqenies Anna Rizou që e njohëm nga afër me punën që realizon Instituti i Sigurimeve Shoqërore për mbulimin e të gjithë popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore, por edhe me sfidat për modernizimin e mëtejshëm të sistemit”, tha Hado.

 

Hado theksoi se, diskutimet u zhvilluan në frymë të plotë të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të angazhimit për ta vijuar atë edhe në fazat e ardhshme deri në arritjen e marrëveshjes së shumëpritur.