Aktorja 71-vjeçare Cassandra Peterson ka zbuluar se Brad Pitt ka lënë të jetonte një të moshuar në shtëpinë e tij në Los Feliz, Kaliforni, pa qira.
Ai e kishte blerë këtë shtëpi në 1994 për 1.7 milion dollarë, ku jetoi me Angelina Jolie dhe fëmijët e tij deri në 2016, kur ata i dhanë fund martesës së tyre.
Pasi tre dekadash kujtime në këtë shtëpi, Brad e shit për 40 milionë dollarë.
Cassandra Peterson ishte fqinje e tij për shumë vite. Peterson ka treguar për People se në pronën e aktorit jetoi disa vite një i moshuar 90 i quajtur John, të cilit i kishte vdekur gruaja. Pitt nuk i mori asnjëherë para për qiranë dhe ky është një gjest shumë i bukur nga ana e aktorit. Cassandra kujton se i moshuari jetoi rreth 105 vjet dhe nuk pagoi asgjë derisa vdiq.
Cassandra vazhdoi ta përshkroi aktorin si të sjellshëm dhe të ëmbël me të moshuarin që jetoi gjatë në pronën e tij.