Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve nuk jeton më. Ajo u vra nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë.
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetarët mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.
Nga burimet bëhet me dije se Migena Sinani është qëlluar me një plumb në gjoks ku për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa kunati i saj Roland Sinani ka qëlluar veten me një plumb në pjesën e nofullës, plumb tejshpues i cili ka dalë në anën tjetër.
Ndërkohë arma e krimit është gjetur pas banesës, disa metra larg trupit te 44-vjeçarit. Ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes.
Kjo ka shtuar dyshimet se në këtë ngjarje të rëndë mund të jetë përfshirë edhe një person tjetër, pistë e cila tashmë po hetohet nga policia.